Një person ka gjetur vdekjen si pasojë e një aksidenti të ndodhur mëngjesin e sotëm, në afërsi të Himarës.
Aksidenti është shënuar pranë fshatit Piqeras, ku një makinë me targa Durrësi është aksidentuar.
Mësohet se brenda në mjet ndodheshin tre persona, ndërsa dy të tjerët kanë mbetur të plagosur.
Nje person, identifikuar si shtetasi Armand Asllani e kane derguar te pajete ne morgun e morgun e Sarandes.
Nderkohe qe nje vajze pasagjere dhe drejtuesi i mjetit jane derguar ne spital.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.
Informacion paraprak
Rreth orës 07:00, në aksin rrugorë Sarandë-Piqeras, dyshohet se si pasojë e humbjes së kontrollit ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore automjeti tip Ford me drejtues shtetasin E.B dhe dy shtetas të tjerë pasagjerë.
Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën pasagjeri A.A, 34 vjeç, banues në Durrës, ndërsa drejtuesi E.B dhe pasagjeria tjetër A. K, janë transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.
g.kosovari











