Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të premte në qytetin e Gjirokastrës, bulevardin “18 shtatori”.
Një 64-vjeçar ka përfunduar në spital pasi është përplasur nga një makinë që drejtohej nga një 23 vjeçar. E moshuara është jashtë rrezikut për jetën.
“Rreth orës 19:30, në bulevardin “18 shtatori”, shtetasi F. S., 23 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Volswagen”, ka aksidentuar një 64-vjeçar, (këmbësor), i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i automjetit, u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin”, thuhet në njoftim.