Një motor ka humbur drejtimin dhe për pasojë është rrëzuar në qytetin e Gjirokastrës.
Sipas BalkanWeb, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 25 janarit kur drejtuesi i motorit është rrëzuar dhe është dërguar në spital.
Mësohet se motoristi është në gjendje të mirë shëndetësore dhe jashtë rrezikut për jetën por po t’i nënshtrohet një ekzaminimi me skaner për të parë nëse ka pësuar dëme në trup ose jo.
g.kosovari