Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Korçë-Ersekë në afërsi të fshatit Helmes. Në këtë aksident janë përfshirë një minibus i linjës së Tiranës me pasagjer dhe një makinë tip ‘benz’.
Nuk raportohet për të lënduar ndërkohë që dëmet materiale janë të dukshme tek të dyja makinat.
Burime nga policia bëjnë të ditur se drejtuesit e automjeteve janë shoqëruar në komisariat për tu marrë dëshmitë se si ndodhi aksidenti.
/a.r