Një aksident ka ndodhur pak minuta me pare në Elbasan, ku dy automjete janë përplasur dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur 4 persona. Mësohet se aksidenti ka ndodhur në hyrje të qytetit të Elbasanit dhe 4 të plagosurit janë dërguar menjëherë në spital, për të marrë ndihmë mjekësore ndërkohë që njëri prej tyre është në gjendje të rëndë./a.meta










