Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në aksin rrugor Manzë Durrës. Bëhet e ditur se P. M., rreth 65 vjeç, ka humbur kontrollin e motorit me të cilin po udhëtonte dhe ka dalë nga rruga.
Për pasojë 65-vjeçari ka marrë lëndime dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.