Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, me pasojë vdekjen e një personi, ndërsa tre të tjerë janë plagosur. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Durrës, në zonën e ish-Kënetës.
Sipas policisë, mësohet se makina ku po udhëtonin katër personat doli nga rruga duke përfunduar në kanalin anësor. Të plagosurit janë dërguar menjëherë në Spitalin e Traumës në kryeqytet, ndërsa nuk bëhet ende i ditur identiteti i tyre dhe i viktimës.