Një aksident rrugor ndodhi mbrëmjen e sotme në fshatin Kajan, bashkia Belsh, ku një automjet tip Volvo përplasi një motor pa targë, të drejtuar nga shtetasi Arben Shehu.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motorit u transportua me urgjencë në spitalin e Elbasanit, duke pësuar plagë të shumta. Sipas informacioneve paraprake, ai është jashtë rrezikut për jetën.
Policia po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.