Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në superstradën Tiranë-Durrës. Nga pamjet e siguruara nga mediat shihet dëmtimi i rëndë i makinës, por nuk dihet nëse ka viktima.
Policia dhe ekipet e emergjencës ndodhen në vendin e ngjarjes, teksa shkaqet nuk dihen ende. Aksidenti ka krijuar trafik në autostradë, duke e bërë të vështirë lëvizjen.











