Në autostradën Tiranë Durrës ka ndodhur një aksident ku dy makina janë përplasur mes tyre, e si pasojë kanë mbetur të plagosur 5 persona, anëtarë të një familjeje.
Pas aksidentit, forcat policore dhe ato mjekësore kanë mbërrritur në vendin e ngjarjes. Familjarët e plagosur janë cuar drejt qendrës spitalore.
Mësohet se të plagosurit janë Klodiana, Gridi, Matia, Neralda dhe Xhulieta Spaho. Sipas mjekëve 3 nga personat në fjalë kanë marrë dëmtime në kokë. Ende nuk dihet nëse nga të plagosurit ka ndonjë që rrezikon jetën.









