Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur sot në mbrëmje në aksin Lezhë-Laç. Sipas Klan News, një automjet ka goditur një këmbësor duke e lënë të vdekur në vend.
Mësohet se aksidenti ka ndodhur në afërsi të vendit të quajtur Ura e Matit, në Milot.
Policia dhe ambulanca kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.
/a.r