Një aksident rrugor është shënuar mesditen e së mërkurës në autostradën Levan- Vlorë në afërsi të fshatit Panaja.
Në aksident janë përfshirë dy automjet. Te dy automjetet ishin duke lëvizur në aksin Levan-Vlorë dhe mendohet se shkak i këtij aksidenti ka qenë një parakalim i gabuar i një prej automjeteve.
Fatmirësisht, nga përplasja nuk ka persona të lënduar.
Policia ka marrë në pyetje dy drejtuesit e mjeteve të përfshira në këtë aksident për të sqaruar ngjarjen.
a.ç