Dy automjete janë përfshirë në një aksident të rëndë në rrugën e vjetër të aksit Fier-Levan këtë të premte.
Si pasojë, gjashtë persona janë plagosur në këtë aksident, konfirmoi policia zyrtarisht.
Të aksidentuarit janë shtetasit S. G., 25 vjeç, E. M. 39 vjeç, F. Y. 33 vjeç, A. Y., 45 vjeçe, K. Y., 20 vjeç dhe P. Y., 53 vjeç, banues në Drizar.
Ambulanca dhe policia kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për shkakun e aksidentit.
Të plagosurit janë dërguar në spitalin rajonal të Fierit ku po marrin ndihmën mjekësore.
Fier/Informacion paraprak
Sot rreth orës 14:10, në aksin rrugor Levan–Fier, janë përplasur automjetet tip “Toyota” dhe “Volkswagen”, ku për pasojë janë dëmtuar 2 drejtuesit dhe 4 pasagjerë, shtetasit S. G., 25 vjeç, E. M. 39 vjeç, F. Y. 33 vjeç, A. Y., 45 vjeçe, K. Y., 20 vjeç dhe P. Y., 53 vjeç, banues në Drizar, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
/m.j











