Nje ngjarje e rende raportohet nga Velipoja.
Rreth orës 10:15, dyshohet se automjeti me drejtues shtetasin M. B. ka aksidentuar shtetasin K. U., rreth 77 vjeç, (I cili po lëvizte me biçikletë), i cili për pasojë ka humbur jetën.
Drejtuesi i automjetit, shtetasi M. B., është shoqëruar në Komisariat, nga shërbimet e Policisë, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
/a.r