Një aksident është raportuar ditën e sotme në Kurjan të Roskovecit. Mësohet se një makinë është përplasur me një motor dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i motori.
Bëhet me dije se viktimë ka mbetur 80-vjeçari me inicialet I. C.
NJOFTIMI I POLICISE
Sot, rreth orës 09:30, në Kurjan, Roskovec, shtetasi I. M., 56 vjeç, banues në Vlosh, duke drejtuar automjetin tip “Autobus”, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin I. C., 80 vjeç, banues në Roskovec, i cili ka ndërruar jetë.
Nga pasagjerët në autobus, nuk ka të lënduar.
Shtetasi I. M. është shoqëruar në Komisariat dhe po kryhen veprimet procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
/a.r