Një aksident me vdekje është regjistruar mbrëmjen e kaluar në Roskovec. Një 58-vjeçar ka përplasur për vdekje punonjësin e sinjalistikës rrugore.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00, në fshatin Velmish, Roskovec, ku 58-vjeçari T. H., duke lëvizur me makinë ka përplasur 45-vjeçarin M. L. dhe është larguar nga vendi i ngjarjes, por arrita ka zgjatur shumë pak, pasi autori ka rënë në prangat e policisë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
/e.d