Një aksident i rëndë ka ndodhur në dalje të qytetit të Shkodrës, ku janë përplasur një makinë e tipit “Audi” me një motorçikletë. Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i motorçikletës ka ndërrua jetë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 19:00, në lagjen “Liria”, Shkodër, motorçikleta me drejtues shtetasin E. L. 36 vjeç, banues në lagjen Qemal Stafa, Shkodër, është përplasur me mjetin Audi, me drejtues shtetasin A. M, 50 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Ri, Shkodër.
Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motorçikletës, i cili ndërroi jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor ku vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
/e.rr











