Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në aksin kombëtar Berat-Fier pasditen e së martës.
Mësohet se viktima është Kimet Hoxha dhe aksidenti ka ndodhur pranë fshatit Samaticë, në vendin e quajtur Qafa e Sqepurit.
Drejtuesi i makinës u aksidentua teksa u përpoq të shmangte rrugën e dëmtuar. Në momentin e manovrimit, automjeti i shtetasit Hoxha ka qenë me shpejtësi të lartë.









