Një aksident ku janë përfshirë disa automjete, mes tyre edhe një makinë e ambulancës, ka ndodhur gjatë orëve të pasdites së kësaj të premteje në Tirana.
Mësohet se makina e ambulancës ishte duke transportuar dy të sëmurë në momentin që është përfshirë në aksident. Fatmirësisht nga përplasja e automjeteve nuk ka pasur persona të lënduar.
Ngjarja ka ndodhur te “Qafa e Kasharit”, ku pas aksidentit qarkullimi i mjeteve u bllokua përkohësisht.
Një tjetër ambulancë mbërriti në vendngjarje për të transportuar të sëmurët drejt spitalit.
/ Top Channel