Një aksident i trefishtë ka ndodhur këtë të shtunë në aksin rrugor Thumanë-Fushë Krujë.
Si pasojë janë plagosur dy persona.
Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë tre automjete, ndërsa ende nuk janë të qarta shkaqet e përplasjes.
Forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, si dhe për normalizimin e qarkullimit në zonë.











