Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën e Kombit, si pasojë e përplasjes së disa makinave.
Këto foto kanë mbërritur në adresë të Gazeta Express ndërkohë që vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë për të zbardhur ngjarjen.
Ajo çfarë raportohet nga dëshmitarë në vendngjarje është kaosi i madh që është shkaktuar në rrugë, ndërkohë që nuk flitet për persona që mund të kenë humbur jetën.
Gjithsesi pritet informacioni zyrtar nga policia për të sqaruar gjithë ngjarjen e rëndë të ndodhur në “Rrugën e Kombit”./express/a.k