Një aksident është regjistruar këtë të mërkurë në Vlorë, pranë shkollës së naftës.
Një çift dhe vajza e tyre 3-vjeçare, të cilët po udhëtonin me motor, janë përplasur nga një automjet tip Benz.
Drejtuesi i mjetit u largua nga vendi i ngjarjes, por pas disa minutash është kthyer dhe është shoqëruar në Komisariatin e Vlorës.
Drejtuesi i motorit ka marrë dëmtime në krah, ndërsa vajza e vogël dhe bashkëshortja e tij janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
/a.r