Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë para godinës së ambasadës italiane në Tiranë.
Dy makina, njëra prej të cilave BMW, janë përplasur me njëra tjetrën dhe njëra prej tyre ka përfunduar mbi trotuar, duke prishur kangjellat para hyrjes së godinës.
Një prej shoferëve, është i lënduar dhe ka qenë e nevojshme marrja e ndihmës mjekësore.
Incidenti ka shkaktuar trafik në rrugën “Papa Gjon Pali II”
/a.r