Një aksident me pasojë vdekjen ndodhi gjatë pasdites në aksin Shkodër-Koplik, në urën Rrjollit.
Sipas policisë, mjeti tip ‘Foristradë mitsubish’ u përplas me ‘Renault’ me targën AA397GM.
Për pasojë nga përplasja humbi jetën drejtuesi i ‘Mitsubish’, shtetasi me inicialet B.H., 40 vjeç nga Kopliku, ndërsa shoferi i ‘Renault’ ndodhet në gjendje të rëndë. Sakaq, kanë nisur hetimet për sqarimin e rrethanave të aksidentit./a.m.