Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur pasditen e kësaj të enjteje në Shkodër.
Viktimë ka mbetur një 54-vjeçar me inicialet N.B., banues në lagjen “Guerrile” në Shkodër.
Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Shkodër-Bahçallëk ku 54-vjeçari ka humbur kontrollin e motorit me të cilin udhëtonte dhe ka dalë jashtë rruge.
Ai ka pësuar dëmtime serioze nga përplasja dhe ka ndërruar jetë disa minuta më pas.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit fatal./a.m.