Një aksident i rëndë ka ndodhur në Rrugën e Kombit mëngjesin e sotëm.
Raportohet se një makinë me taga serbe është përplasur me trafikndarësen dhe ka dalë nga rruga.
Për pasojë, janë plagosur 5 anëtarët e një familje, 3 fëmijët dhe çifti i bashkëshortëve. Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spitalin e Rrëshenit për të marrë mjekim më të specializuar.
Sipas infromacioneve paraprake, gruaja që ndodhej në makinë paraqitet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton mbi rrethanat e aksidentit.
/a.r