Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e së enjtes në dalje të Rrogozhinës.
Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes raportojnë për mediat se treni i linjës Fier-Elbasan ka përplasur për vdekje një 81 vjeçar.
Mësohet se shtetasi PV. ka qenë duke ecur prane shinave teksa është aksidentuar për vdekje.
Për ngjarjen në fjalë pritet që policia të jape detaje ndërsa trupi i pajetë është transportuar drejt spitalit nga shërbimi i ambulancës. /javanews/b.d