Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Milot-Laç.
Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur ura e Milotit.
Nuk bëhet ende me dije identiteti i viktimës.
Forcat e policisë kanë nisur kryerjen e ekspertizës në vendngjarje për të zbuluar shkaqet e aksidentit të rëndë.