Një 64-vjeçar i cili po udhëtonte me një makinë “Benz” ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Pajovë në rrugën Elbasan-Peqin.
Sipas informacioneve paraprake të policisë, drejtuesi i “Benzit” i ka prere rrugën një trajleri dhe si pasojë ka humbur jetën.
“Më datë 28.09.2021, rreth orës 07:30, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Pajov, mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin H.B., 64 vjeç, banues në Librazhd, i ka prerë rrugën mjetit tip trajler me drejtues shtetasin A.D., 49 vjeç, banues në Korçë. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i mjetit tip “Benz”, shtetasi H.B”, thotëq policia.
Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit.
g.kosovari