Dy persona kanë mbetur të plagosur mbrëmjen e sotme në Elbasan, si pasojë e një aksidenti.
Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhu në fshatin Mollas, bashkia Cërrik, ku një motor ka dalë nga rruga, ndërsa për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona, njëri prej të cilëve është në gjendje të rëndë.
Ata janë dërguar menjëherë në spital, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
/a.r