Një aksident me pasojë dy të vdekur ka ndodhur pasditen e sotme.
Ngjarja është regjistruar në Himarë, pranë Borshit, ndërsa raportohen edhe dy persona të plagosur.
Paraprakisht mësohet se shkak i ngjarjes është përplasja e mjeteve.
Një ambulancë dhe forca policie janë nisur drejt vendngjarjes për dhënien e ndihmës dhe hetimet për zbardhjen e ngjarjes.











