Një aksident me vdekje ka ndodhur ditën e sotme në autostradën Fier-Vlorë në afërsi të fshatit Novosel.
44-vjeçarja me iniciale K.Gj. duke drejtuar makinën tip “Ford” ka aksidentuar një këmbësor ende të paidentifikuar, rreth 60 vjeç.
Si pasojë e dëmtimeve të marra, këmbësori ka humbur jetën në vendin e ngjarjes.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin.
/f.stafa