Një aksident është rregjistruar rreth orës 17:50 në aksin e rrugës Elbasan-Ish Kombinati Metalurgjik.
Gazetari Fatmir Popja raporton për BalkanWeb se një autoveturë sipas burimeve nga vengjarja ka përplasur një këmbësore, e cila është dërguar në gjendje të rëndë në spitalin e Elbasanit.
Paraprakisht nuk janē të qarta rrethanat se si ka ndodhur aksidenti dhe se i kujt ka qenë faji. Ndërkohë po punohet për zbardhjen e shkaqeve.
/a.r