Të paktën 16 persona kanë ndërruar jetë pasi një autobus ra nga një shkëmb. Ngjarja e rëndë dhe tragjike ndodhi në Kullu të Indisë. Të paktën 25 persona të tjerë janë plagosur si pasojë e aksidentit.
Sipas asaj që shkruajnë mediat, të dëmtuarit ndodhen në spital. Në total në momentin e ngjarjes dyshohet se në autobus kanë qenë 45 pasagjerë. Mes viktimave ka edhe nxënës.
Kjo pasi në autobus në momentin e incidentit qëndronin disa udhëtarë vendas dhe nxënës. Sipas asaj që shkruan Times of India, pjesa më e madhe e trupave janë hequr nga vendi i incidentit.
Autobusi është rrokullisur disa herë derisa ka rënë në fund të shkëmbit. Sipas dyshimeve paraprake pjesa më e madhe e viktimave janë shtypur gjatë rënies së mjetit.
Sipas mediave, disa prej të plagosurve kanë shpëtuar mrekullisht duke pasur parasysh se si ka ndodhur ngjarja.
/e.d