Dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën në një kryqëzim pranë ish-shtëpisë së oficerëve në qytetin e Vlorës.
Si pasojë e aksidentit, një prej automjeteve ka përfunduar brenda në një lokal.
Dy persona janë transportuar në spital pasi kanë mbetur të plagosur, ndërkohë që po hetohen shkaqet e tij.