Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Shkodër-Bushat ku si pasojë e përplasjes së dy automjeteve me njëri tjetrin kanë mbetur të lënduar edhe dy drejtuesit e tyre.
Ky është një aks rrugor i cili edhe më parë ka prodhuar aksidente rrugore.
Rreth dy muaj më parë në të njëjtin vend humbën jetën dy gra pasi mjeti me të cilin ato udhëtonin u godit nga një tjetër automjet.