Drejtuesi i një mjeti është plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mesditën e sotme.
Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur në aksin Korçë-Kapshticë në afërsi të fshatit Nevivisht.
Mjeti tip ‘Benz’ ka dalë nga rruga si pasojë e shpejtësisë duke u përplasur më pas me barrierat.
Makina është përplasur me trafik-ndarësen, e cila ka përshkuar tejpërtej mjetin duke shkaktuar plagosjen e rëndë të shoferit.
Pas ngjarjes ai është transportuar në spitalin e Korçës ku po merr ndihmën e parë mjekësore.
a.ç