Një aksident i rëndë ka ndodhur pas mesnate në kryeqytet. Një makinë ka humbur drejtimin dhe është përmbysur, duke shkaktuar së paku një person të lënduar.
Aksidenti ndodhi te ura e Kamzës, në rrethana që ende pritet të saqrohen nga policia.
Makina pasi u përmbys me gjithë drejtuesin brenda shpërtheu edhe në flakë, si mund ta shihni në këto foto siguruar nga “Panorama”. Kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkakut të aksidentit.