Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur pak pas mesditës së sotme.
Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen “Bahçallëk” të Shkodrës, ku një makinë përplasi një biçikletë.
Më konkretisht rreth orës 13:15 të kësaj të enjte, në lagjen “Bahçallëk”, Shkodër, tek stacioni i autobusit, Ç. H., duke drejtuar mjetin tip ‘Golf’, me targa AA161VC, ka aksidentuar me pasojë biçiklistin, Petrit Barbullushi, rreth 60 vjeç.
Dëmtimet e pësuara nga Barbullushi ishin aq të rënda sa që shkaktuan vdekjen e menjëhershme të tij tij.
Ndërkohë policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e mjetit që shkaktoi aksidentin.
Aktualisht grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
/b.d