Një familje prej 3 anëtarësh ka mbetur e plagosur pas një aksidenti automobilistik të ndodhur në hyrje të qytetit të Lezhës. Nga përplasja kanë mbetur të plagosur Petrit Selimi 30 vjeç, Sedina Selimi, 25 vjece si dhe djali i tyre 3 vjeç.
Ky i fundit është nisur në gjendje të rendë për në spitalin e Traumës në Tirane ndersa prinderit e tij ndodhen jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Lezhës. Ende nuk dihen rrethanat e këtij aksidenti ndersa policia ka nisur hetimin për zbardhjen e ngjarjes.
javanews. a.k