Një automjet, të shtunën pasdite është përfshirë nga flakët në autostradën Lezhë-Milot në afërsi të fshatit Gajush.
Makina me të cilin udhëtonte shtetasi me iniciale B.Ll. ka marrë flakë në ecje teksa policia njofton se dyshohet për një defekt teknik.
Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë dhe zjarrëfikëset për të sqaruar të plota rrethanat e këtij incidenti.
Njoftimi i plotë i policisë:
Më datë 05.06.2021, rreth orës 14:20 , jemi njoftuar nga shtetasi B. Ll.,se në aksin rrugor Milot-Lezhë, se automjeti tip “Volkswagen” me të cilin udhëtonte ka marrë flakë në ecje. Nuk ka asnjë person të dëmtuar,vetem demë materiale.
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor në vendngjarje po punojnë për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet si pasojë e një defekti teknik.