• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Aksesi në internet, detyrimet e reja ndaj ndërtuesve për infrastrukturën e brendshme

by A R
24/03/2018 11:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Çdo godinë e re që do të ndërtohet duhet të krijojë hapësirën e nevojshme për rrjetin e internetit me shpejtësi të lartë.

Kjo nënkupton se pallatet e reja, apo godinat për zyra e biznese duhet të pajisen me një infrastrukturë të brendshme që lejon instalimin e fibrave optike dhe kabllove të ndryshëm deri tek përdoruesi.

Këshilli i Ministrave ka bërë gati një projektvendim që parashikon masat e mësipërme dhe tashmë pret fazën e konsultimit publik.

Ndër ndryshimet më të mëdha që prek ky vendim është edhe e drejta e barabartë e operatorëve të komunikimeve elektronike për përdorimin e infrastrukturës fizike në godinë. Kjo do të thotë se administratorët e pallateve të reja nuk mund t’u mohojnë kompanive në bazë të preferencave ofrimin e shërbimit të internetit për banorët e pallatit.

Vendimi parashikon obligime edhe për operatorët, të cilët duhet të shtrijnë rrjetin kabllor jashtë godinës vetëm nëpërmjet tubacioneve nën tokë. Linjat ajrore do të lejohen vetën në raste të justifikuara.

Krahas godinave të reja, obligimi do të zbatohet edhe në godinat e vjetra në momentin që ato i nënshtrohen rikonstruksionit.

Përjashtohen nga detyrimi për të ndërtuar pikën e aksesit ndërtesat e Ministrisë së Mbrojtjes, ndërtesat në listën e monumenteve kulturore, ato në zona të izoluara dhe të largëta, shtëpitë e pushimit, hangarët, serat, garazhet, magazinat dhe godinat e tjera që nuk kanë për qëllim fjetjen.

Përmes këtij vendimi pritet të zvogëlohen barrierat e përdoruesve shqiptarë për akses në internet me shpejtësi të lartë mbi 30 Mbps. Aktualisht Shqipëria renditet e parafundit në Europë për shpejtësinë mesatare të rrjetit, me 12.45 Mbps, ndërkohë që parakalohemi nga fqinjë si Bosnja, Maqedonia dhe Serbia./scan/a.m.

Next Post
Nesër rikthehet ora verore

Nesër rikthehet ora verore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Budalla, e kishim për të bërë një pak zhurmë”, këshilltari i përjashtuar i PD tregon çfarë i thanë Noka dhe Bardhi për luftën e 8 janarit

“Budalla, e kishim për të bërë një pak zhurmë”, këshilltari i përjashtuar i PD tregon çfarë i thanë Noka dhe Bardhi për luftën e 8 janarit

March 27, 2026
Politika kërkon b*le, jo britma

Dhimbja e Strakoshës, për Strakoshën

March 27, 2026
Rikthehet ora verore, të dielën e 29 marsit, akrepat do të shkojnë një orë para

Rikthehet ora verore, të dielën e 29 marsit, akrepat do të shkojnë një orë para

March 27, 2026
Xhelozi, takime të fshehta dhe zhgënjime, Horoskopi i javës nga Chrysanthi Kalogeri

Prilli, muaji i sfidave dhe financave! Chrysanthi Kalogeri bën parashikimin e Horoskopit: Kujdes këto data kritike…

March 27, 2026
Senati amerikan “rrëzon” Trump, miraton rezolutën për ndalimin e veprimeve ushtarake në Venezuelë

Qeveria amerikane drejt rihapjes, senati financon Departamentin e Sigurisë, përveç Antiemigracionit

March 27, 2026
Sa i hapi lufta në Ukrainë dyert Shqipërisë drejt BE? Bregu shpresëplotë: Europa kthen sytë te Ballkani Perëndimor

Kur inteligjenca artificiale bëhet antropolog

March 27, 2026
Këshilli i Ministrave jep “dritë jeshile” për dekretin kundër rritjes së çmimit të karburanteve

VIDEO / Çmimet e karburantit, shkodranët kalojnë kufirin drejt Malit të Zi për furnizim më ekonomik

March 27, 2026
“Rama është droga vetë”, Berisha: Ka ngritur narko-shtet, portet janë në shërbim të karteleve

“Rama është droga vetë”, Berisha: Ka ngritur narko-shtet, portet janë në shërbim të karteleve

March 27, 2026
Zbulohet skenari i frikshëm: Pushtimi i tre ishujve që mund të ndezë luftën botërore

Zbulohet skenari i frikshëm: Pushtimi i tre ishujve që mund të ndezë luftën botërore

March 27, 2026
Tabaku sulmon Ramën: Bëri “show me powerpoint” për mbetjet, me zgjidhjen që dha PD para 12 vitesh

Tabaku sulmon Marta Kos: Korrupsioni kulturë e socialistëve, jo e shqiptarëve

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In