• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Akseleratorit i parë Linear në QSUT, Rama: Standarde bashkëkohore në shëndetësi

by Java News
04/02/2016 18:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Akseleratori i parë Linear është instaluar, si aparaturë e teknologjisë së fundit bashkëkohore për trajtimin multidisiplinar me preçizion të lartë të tumoreve. Ai është investim me vlerë 315 milion lekë, i mundësuar nga kredia austriake.

Akseleratori është i vendosur në godinën e re (bunkerin me kapacitet dy njësi) investim i qeverisë  me vlerë rreth 260 milion lekë, në të cilën vitin e ardhshëm pritet të vendoset një tjetër akselerator.

Me këtë investim të rëndësishëm, QSUT do të përmirësojë ndjeshëm trajtimin me radioterapi të pacientëve me sëmundje tumorale, nga ku do të përfitojnë rreth 60 pacientë në ditë dhe rreth 640 pacientë në vit.

Në dy vitet e fundit, një vëmendje e veçantë i është kushtuar masave parandaluese dhe zbulimit të hershëm të sëmundjeve tumorale. Kështu, gjatë vitit 2015 dy njësi lëvizëse të mamografisë realizuan falas, 4800 ekzaminime parandaluese për gratë, që jetojnë në zona ku pranë vendbanimit nuk ka mamografi stacionare. Ndërsa, në të gjitha pikat ku ka mamografi stacionare, për vitin 2014 u kryen 3317 ekzaminime parandaluese. Po kështu mjekë të rinj, të specializuar në këtë fushë po iu shtohen stafeve mjekësore të spitaleve në të gjithë vendin.

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, ishte sot në QSUT. Ai u takua me drejtues të QSUT, si dhe me grupin e mjekëve onkologë dhe fizikantëve mjekësorë, të cilët mundësuan vënien në funksionim të Akseleratorit Linear.

Drejtoresha e QSUT Ogerta Manastirliu, theksoi se kabineti i ri i radioterapisë është investimi më i rëndësishëm për QSUT dhe bëri të ditur se në fillim të marsit do të nisë trajtimi i parë me radioterapi. “Është investimi më i rëndësishëm për shërbimin onkologjik, një investim i financuar nga qeveria shqiptare në vlerën 260 milion lekë, sa i përket ndërtimit të hapësirave për pritjen e akseleratorit linear. Gjithashtu falë kredisë austriake, qeveria shqiptare ka financuar akseleratorin linear, një pajisje e teknologjisë së fjalës së fundit, e cila trajton me radioterapi gjithë pacientët të cilët janë të disgnostifikuar me tumore malinje.  Në këtë njësi radioterapie, ne mund të trajtojmë rreth 640 pacientë në vit dhe mund të bëhen rreth 60 procedura terapeutike në ditë. Është një qendër e cila do të funksionojë falë edhe një ekipi multidisiplinar, falë fizikantëve mjekësor të cilët aktualisht po kolaudojnë këtë pajisje dhe besojmë që në fillim të marsit do të kemi trajtimin e parë me radioterapi.”

Shefi i Shërbimit të Onkologjisë u shpreh se struktura e rinovuar e radioterapisë, do të përmirësojë ndjeshëm shërbimin ndaj këtyre pacientëve. “E shikoni që është një infrastrukturë goxha e përmirësuar. Një aparaturë dhe një strukturë, tërësisht i rinovuar që do çojë përpara standardet  e mjekimit të pacientëve tanë në onkologji. Ky është  një lajm i  mirë për të gjithë ne, pacientët dhe familjarët e tyre.”

Duke theksuar angazhimin e qeverisë, në parandalimin e sëmundjeve tumorale, Ministri i shëndetësisë Ilir Beqaj u shpreh se qendra moderne e radioterapisë është në vijim të përmbushjes së këtyre angazhimeve. “Jemi angazhuar që sëmundjet tumorale do të kenë fokus të veçante dhe sigurisht kjo qendër e re e radioterapisë moderne, është në vijim të përmbushjes së këtyre angazhimeve. Sot, simbolikisht, zgjodhëm këtë ditë, pasi 4 shkurti është dita botërore në luftën kundër kancerit. Në këto dy vjet e gjysmë ne kemi bërë përpjekje jo të pakta, pavarësisht se jemi të vetëdijshëm që duhet edhe më shumë, për të rritur ndjeshëm shërbimin për këto sëmundje. Nga data 1 shkurt, mamografia është falas për këdo, në çdo lloj rrethane dhe nuk ka qenë kështu më parë. Ky investim prej 600 milion është në ndihmë  të qytetarëve shqiptarë.” – u shpreh Beqaj.

Duke falënderuar për punën e bërë, Kryeministri Edi Rama, u shpreh se standardet moderne bashkëkohore  do të synohen në të gjithë institucionet shëndetësore në vend, jo vetëm për të përmirësuar shërbimin ndaj pacientëve, por dhe për të krijuar kushte optimale që mjekët të ushtrojnë profesionin e tyre human.

Sipas tij, po tentohen standardet më të mira dhe më bashkëkohore, për ti dhënë mundësi mjekëve që të zhvillojnë vetveten si profesionistë, në kushte sa më të përafërta me kushtet që kanë kolegët e tyre jashtë Shqipërisë

“Kjo qëndër, për vite të tëra nuk ka qenë fare një qendër spitalore universitare, por ka qenë në të njëjtën kohë dhe spitali i gjithë Shqipërisë. Synimi është që të shpërndahet barra dhe të kemi disa nivele. Mendoj që check up-i do të vazhdojë të japë të dhëna dhe të ndihmojë që të krijojmë një bazë të parë. Mendoj që shërbimi tanimë këtë vit falas, tek mjeku i familjes është një tjetër kusht i mirë, por që ka ende nevojë të përforcohet, duke ndihmuar edukimin në vazhdim të mjekëve të familjes, duke stimuluar sistemin e mjekut të familjes, përmes investimeve edhe aty”, tha Rama.

Sigurisht, shtoi ai, përtej spitaleve rajonaleve, kjo qendër nuk ka pse të mos jetë një qendër ekselence.  “Ky është edhe synimi për disa pjesë të tjera të QSUT që janë ende aty ku ishte ky repart përpara këtij transformimi. Do t’ia dalim. Plani është i qartë, hapat dihet se cilat janë. Nuk na mungon as dëshira dhe as kurajoja. Por mbi të gjitha dhe përsëri e them këtë gjë, me bindje, jo formalisht, keni një bazë të mirë ku të mbështeteni, tek burimet njerëzore.”,  – tha kryeministri.

Next Post

Basha: Krimi në festë për sa kohë që është Tahiri ministër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani sulmon me raketë balistike Turqinë, rrëzohet nga sistemet mbrojtëse të NATO-s

Irani sulmon me raketë balistike Turqinë, rrëzohet nga sistemet mbrojtëse të NATO-s

March 4, 2026
Godina e re për Drejtësinë, gati në 5 vite? Rama: Financim i madh, gjykatës e prokurorë do ndihen të nderuar!

Rama: Shqipëria po konsolidohet gjithnjë e më shumë në hartën e turizmit ndërkombëtar

March 4, 2026
Peleshi: Emigrantët tanë në Greqi dhe minoriteti grek, ura të sigurta miqësie e bashkëpunimi

Peleshi: Emigrantët tanë në Greqi dhe minoriteti grek, ura të sigurta miqësie e bashkëpunimi

March 4, 2026
Banda e Laert Haxhiut, një nga dëshmitarët flet në gjyq për vrasjen e Çajup Selimit

Banda e Laert Haxhiut, një nga dëshmitarët flet në gjyq për vrasjen e Çajup Selimit

March 4, 2026
Shtyhet ceremonia për varrimin e Khameneit

Shtyhet ceremonia për varrimin e Khameneit

March 4, 2026
Nga mungesa e fjalimeve te marshimet në rrugë e ngujimi para Kryeministrisë/ Skenarët e protestës së opozitës

Molotovë në protestën e opozitës, Ambasada Amerikane: Aktorët politikë të refuzojnë dhunën

March 4, 2026
CNN: SHBA-të sapo rrëzuan dy aleatë të Kinës brenda dy muajsh. Pse Pekini ka bërë shumë pak për këtë?

CNN: SHBA-të sapo rrëzuan dy aleatë të Kinës brenda dy muajsh. Pse Pekini ka bërë shumë pak për këtë?

March 4, 2026
Arrestohen tre persona në Shkodër, policia sekuestron armë, municion luftarak dhe lëndë narkotike

Arrestohen tre persona në Shkodër, policia sekuestron armë, municion luftarak dhe lëndë narkotike

March 4, 2026
Spanja drejt zgjedhjeve të parakohshme, rrëzohet buxheti i 2019

Kryeministri spanjoll i drejton gishtin Presidentit Trump: Mos luaj ruletën ruse me jetët e miliona njerëzve!

March 4, 2026
“Të gjitha vijat e kuqe janë kaluar”, shtetet e Gjirit Persik shqyrtojnë përgjigjen ndaj sulmeve iraniane

“Të gjitha vijat e kuqe janë kaluar”, shtetet e Gjirit Persik shqyrtojnë përgjigjen ndaj sulmeve iraniane

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In