• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 6, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Akomodimi mendor me presidenten Harris

by Veton Surroi
01/08/2024 09:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Veton Surroi

Në lëvizjet euforike të lavjerrësit prej të menduarit te presidenca e dytë Trump, te presidentja Harris është mirë të tejkalohen përgjithësimet e thjeshtësimet.

Presidenti Trump nuk ishte avokuesi i ndarjes së Kosovës, ai u ftua nga presidentët e Kosovës dhe Serbisë të ishte i tillë.

Dhe, presidenti Biden ishte më i njohtuari e i lidhuri me Kosovën, por gjatë mandatit të tij në vend të normalizimit me Kosovën, Serbia testoi qëndrueshmërinë e KFOR-it, qoftë në Zveçan me turmën e organizuar, qoftë me ndërhyrjen e formacionit paraushtarak të Radoiçiqit. Kjo është një botë tjetër prej asaj kur SHBA-ja çliroi dhe ndihmoi pavarësinë e Kosovës

Ka nja një vit e ca që me shumë miq evropianë dhe amerikanë këmbejmë mendime rreth presidencës së dytë të Donald Trumpit. Një herë ishte frikë, pastaj frikë e bazuar në realitetin e fushatës parazgjedhore, e në fund edhe një lloj akomodimi mendor që më vete bart nevojën e analizës më për toke: çka duhet bërë me presidencën e dytë Trump?

Sapo kaloi java dramatike kur presidenti Biden dha dorëheqje nga kandidatura, e njëkohësisht përkrahu kandidaturën e Kamala Harris për presidente dhe lavjerrësi i akomodimit mendor me shpejtësi jo të vogël po kalon në anën tjetër.

Pra, fillimisht tashmë po konstatohet se fitorja e D.Trumpit nuk është punë e kryer rreth së cilës do akomoduar, tashmë po zhvillohet një garë. Faza e ardhshme do të duhej të ishte mbase të kuptuarit se në këtë garë K.Harris ka gjasa për të fituar. Dhe dikur më vonë, fillimi i akomodimit me idenë e presidentes Harris.

Këtë rrjedhë normale të gjërave, që do të duhej të merrte javë dhe muaj – faza e dytë, për shembull në shtator e ajo e treta në tetor – e ka ndërprerë një figurë interesante, profesori Allan Lichtman i Universitetit Amerikan në Ëashington DC. Profesori është autor i një metode, të quajtur 13 çelësat për në Shtëpi të Bardhë (të dizajnuar me një ekspert sizmologjik sovjetik dhe me këtë metodë e ka qëlluar rezultatin e shumicës së zgjedhjeve presidenciale prej vitit 1984 e këtej (përjashtim interesant bën Trumpi, për të cilin parashikoi se do ta fitojë votën popullore, gjë që nuk bëri).

Ai tash shpalli se Kamala Harris do të jetë presidentja e ardhshme e SHBA-së dhe se shpjegimin më të hollësishëm do ta japë pasi që ajo të jetë e nominuar formalisht kandidate e demokratëve.

Në këtë shkrim u fut profesori Lichtman, jo pse do besuar nga tani se presidente e Amerikës do të jetë zonja Harris, por ngase profesori ilustron një shpejtësi të jashtëzakonshme të lëvizjes së lavjerrësit nga një gjendje mendore ku bëhej akomodimi kolektiv me presidencën e dytë të D.Trump me nevojën e akomodimit kolektiv me idenë e presidentes Kamala Harris.

Vetë profesori madje ka shembull të vetin personal, si demokrat i regjistruar: ai u ngrit kundër fushatës së shumë demokratëve që Biden të tërhiqet prej kandidaturës, duke insistuar që ai të mbetet sepse në të kundërtën, demokratët do të humbasin. Brenda më pak se dy javëve po e konstaton të kundërtën.

Dhe, kjo po ndodh në masë të madhe sepse nuk ishte llogaritur mjaftueshëm nevoja që demokratët të kenë një kandidat(e) tjetër, që të kalojnë prej një personi me shumë merita për demokracinë amerikane dhe pozitën e SHBA-së në botë – pra një person i së kaluarës – te një person që mund t’i fitojë zgjedhjet – pra një person i të ardhmes – dhe kështu të avancojë më tutje demokracinë amerikane dhe pozitën e SHBA-së në botë.

Në më pak se dy javë, lavjerrësi ka kaluar prej fazës së parë, të kontestimit të fitores së paevitueshme të D.Trump, te faza e dytë, të përcaktimit të mundësisë reale që K.Harris të fitojë. Brenda muajit gusht gjasat janë reale që të hyhet në fazën e tretë, të akomodimit mendor me mundësinë që në janar të vitit 2025 të bëhet inaugurimi i presidentes Harris.

Si zakonisht, akomodimi mendor fillon me perceptimin a analizën se çfarë janë qëndrimet e asaj apo atij që supozohet se do të vijë në pushtet dhe mbaron me perceptimin e analizën se çfarë do të jetë ndikimi në jetët e atyre – estonezëve, ukrainasve, iranianëve, filipinasve e të tjerë, në mesin e të cilëve pozitë të veçantë ndiejnë se kanë Kosova dhe shqiptarët, në afërsinë e jashtëzakonshme me Amerikën.

Dhe, këtu është lehtë të bëhen gjeneralizime e thjeshtësime, e me to edhe gabime. Kjo u pa me presidentin Trump i cili kishte dhe ka mungesë serioze njohurish gjeopolitike dhe kishte dhe ka mungesë serioze analize të pasojave që bën një apo tjetri veprim presidenciale në tërë botën, por analiza në Kosovë e te shumë miq evropianë për presidencën eventuale të dytë Trump ishte përqendruar te një pyetje e thjeshtë: a do të kthehet këmbimi i territoreve si zgjidhje për marrëdhëniet Kosovë-Serbi, e me këtë të hapet kutia e Pandorës së kufijve të shteteve evropiane?

Dhe, përgjigjja e thjeshtë, një parafrazim me atë mitike skënderbegiane: këmbimin e territoreve nuk e sollën në Kosovë e Serbi Trumpi dhe administrata e tij, por e gjetën në mesin e dy presidentëve, të Serbisë e Kosovës me përkrahje të plotë të kryeministrit të Shqipërisë.

Donald Trump nuk u zgjua një mëngjes dhe vendosi që ta rrëzojë Qeverinë e Kosovës; një numër zyrtarësh të Kosovës shkuan tek ambasadori i tij në Berlin, Richard Grenell dhe i thanë se ishin të gatshëm ta rrëzojnë Qeverinë, në mënyrë që të arrihet marrëveshja historike mes Kosovës dhe Serbisë.

Dhe, ishin vetë mediet kosovare që organizuan transmetime të drejtpërdrejta nga Ëashingtoni për një ditë “historike”, atë nënshkrimit të Marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpi të Bardhë, një marrëveshje që jo vetëm do të normalizonte marrëdhëniet mes Kosovës e Serbisë, por do të sillte një injeksion investiv në infrastrukturë – u dëgjua në transmetime herë shtatë, herë dhjetë, e herë 13 miliardë dollarë, e të zgjaste transmetimi edhe një ditë kushedi ku do të mbërrinte. Trumpi nuk i shndërroi këto medie në përsëritëse propagande; ato shkuan në Ëashington si të tilla.

Nga normalizimi i Marrëveshjes së Ëashingtonit, natyrisht, ka mbetur pak gjë; është harruar, sikur të kishte ndodhur shekullin e kaluar.

Përgjithësimi i radhës mund të ndodhë me euforinë e lëvizjes së lavjerrësit. Pra, ideja se Kamala Harris mund të fitojë (apo do të fitojë) ka mundësi të sjellë thjeshtësimin e radhës, se meqë nuk do të fitojë Trumpi, administrata amerikane do të merret me Kosovën, e në favor të Kosovës si çështje parësore dhe se me lëvizje lapsi do ta zgjidhë çështjen e normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë.

Ky përgjithësim ka një përgjigje, madje edhe ajo e thjeshtësuar: në pushtet në katër vjetët e fundit ka qenë administrata Biden, mbase me ekipin i cili më së shumti njeh Ballkanin, duke filluar nga vetë presidenti, por normalizimi nuk ka ndodhur. Në të kundërtën, gjatë kësaj periudhe politika serbe ka testuar qëndrueshmërinë e NATO-s, qoftë duke organizuar turma të dhunshme kundër KFOR-it në Zveçan, qoftë me organizimin dhe veprimin e njësitit paraushtarak në Banjskë.

Njëkohësisht me këtë, SHBA-ja ka qenë avokuese e mbështetjes së procesit jo shumë efikas të Brukselit dhe e ideve se tregjet e hapura disi do ta zgjidhin situatën (që nga Ballkani i hapur, e deri te Plani i rritjes).

Po të ishte për afërsi, Kosova nuk mund të kërkojë njeri më të afërt se J.Biden, por ndonëse afërsia është faktor që nuk do zhvlerësuar, mbase në Kosovë do përkujtuar çdo ditë se jetojmë në një botë krejt ndryshe prej asaj që çliroi vendin dhe që i ndihmoi të pavarësohet.

Dhe, ajo botë, përderisa fillojmë të akomodohemi me idenë e këtij apo atij/asaj presidenti/e në krye të Amerikës, është një e luftës në Ukrainë e Gaza, e përshkallëzimit të garës e konkurrencës mes Perëndimit e Kinës deri te mundësia e afërt e hyrjes në një Luftë të re të ftohtë; është bota e hyrjes në fazën kur ndryshimet klimatike mund të bëhen të pariparueshme, e futjes së Inteligjencës artificiale si një revolucion teknologjik, që ka potencialin e vet zhvillimor e shkatërrues njëkohësisht…

Në procesin e akomodimit me emrin e banorit/banores të Shtëpisë së Bardhë më 2025 mbase ia vlen të akomodohemi edhe me mendimin se në listën e prioriteteve, Kosova nuk është se do të figurojë në përparësitë e agjendës me të cilën hapet dita.

Next Post
Opozita protestë para Bashkisë, policia bllokon qarkullimin në bulevard dhe në disa akse

Opozita protestë para Bashkisë, policia bllokon qarkullimin në bulevard dhe në disa akse

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kuvendi i ri, të rinjtë e politikës duhet të jenë bashkues

Ata që hedhin gurë në peshoren perfekte të Perëndisë së Drejtësisë!

December 6, 2025
Makina me pajisje të dyshuara si përgjues, dy zyrtarët e Guardia Di Finanza dhe një tjetër mbërritën mbrëmë në Durrës

Makina me pajisje të dyshuara si përgjues, dy zyrtarët e Guardia Di Finanza dhe një tjetër mbërritën mbrëmë në Durrës

December 6, 2025
Ambasadori Christofer Hill: Vizita e Baker në ’91, kthesa historike për Shqipërinë, larg socializmit të butë

Ambasadori Christofer Hill: Vizita e Baker në ’91, kthesa historike për Shqipërinë, larg socializmit të butë

December 6, 2025
SHBA dhe Ukraina kërkojnë nga Rusia “përparim” në bisedimet për përfundim të luftës

SHBA dhe Ukraina kërkojnë nga Rusia “përparim” në bisedimet për përfundim të luftës

December 6, 2025
Ndizen dritat e festave në Durrës, qindra qytetarë dhe fëmijë i bashkohen ceremonisë së përvitshme

Ndizen dritat e festave në Durrës, qindra qytetarë dhe fëmijë i bashkohen ceremonisë së përvitshme

December 6, 2025
“PD duhet të ndryshojë strukturën”/ Paloka flet për opozitarë “të joshur” nga Rama: Emrat do i them kur…

“PD duhet të ndryshojë strukturën”/ Paloka flet për opozitarë “të joshur” nga Rama: Emrat do i them kur…

December 6, 2025
SHBA: Civilizimi evropian do zhduket për 20 vite! BE i përgjigjet Trump: Për rregullat tona vendosim ne!

SHBA: Civilizimi evropian do zhduket për 20 vite! BE i përgjigjet Trump: Për rregullat tona vendosim ne!

December 6, 2025
Nuk deklaruan 10 milionë euro të ardhura, Tatimet zbarkojnë në Kukës, Kavajë e Fier: Respektoni ligjin!

Nuk deklaruan 10 milionë euro të ardhura, Tatimet zbarkojnë në Kukës, Kavajë e Fier: Respektoni ligjin!

December 6, 2025
“Jemi nga Guardia Di Finanza”, Policia e Kufirit në Durrës ndalon një automjet me disa pajisje të dyshuara përgjuese

“Jemi nga Guardia Di Finanza”, Policia e Kufirit në Durrës ndalon një automjet me disa pajisje të dyshuara përgjuese

December 6, 2025

Presioni i SPAK ndaj GJKKO në gjyqin paraprak ndaj Veliaj krahasuar me gjyqin paraprak ndaj Berishës

December 6, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In