Akil Gjakova ka arritur në finale të Grand Prix që po mbahet në Tunizi dhe i ka garantuar Kosovës medaljen e parë në xhudo për kategorinë e meshkujve.
Gjakova mposhti uzbekun Farmunov në gjysmëfinale për të siguruar medaljen e Argjendtë ndërsa me fillim prej orës 16:00 do të zhvillohen finalet nëpër kategori.
“Bravo dhe krenar me rezultatin e vetëm për Kosovën në këtë nivel!”, ka shkruar Driton Kuka. (b.an)