Qindra qytetarë janë ankuar së fundmi në rrjetet sociale për shërbimet telefonike dhe atë të internetit, të ofruara nga kompania One Albania sh.a.
Një nga rastet publike ëshë ai i gazetarit Isa Myzyraj, i cili në fund të muajit gusht inicioi edhe një peticion (https://www.change.org/p/akep-te-nderhyje-ne-mbrojtje-te-qytetareve). Ai shprehej se brenda një muaji është detyruar të blejë ekstra 5 mijë lekë shërbime për shkak të shpenzimit të paarsyeshëm të internetit në “One Albania”. Peticioni i Myzyrajt u firmos nga 376 qytetarë brenda 24 orëve, që shprehnin të njëjtën pakënaqësi.
Por në lidhje me nderprerjet e pajustifikuara të internetit apo thirrjeve telefonike nga One Albania ka ardhur edhe një njoftim zyrtar nga AKEP.
“AKEP ka ndjekur me shqetësim situatën e krijuar nga ndërprerja për disa orë e shërbimeve të internetit, thirrjeve zanore dhe sms ofruar nga sipërmarrësi One Albania sh.a. Është përgjegjësi e sipërmarrësit të njoftojë dhe të informojë pajtimtarët e tij për shkakun e incidenteve të kësaj natyre dhe të sigurojë garantimin e të drejtave të përdoruesve. Për arsye se incidente të tilla kanë ndodhur edhe më parë, si rrjedhojë e ndryshimeve teknologjike që sipërmarrësi lirisht ka zgjedhur të aplikojë në sistemet e tij, AKEP ka kryer një inspektim gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti, duke i vendosur One Albania sh.a. masa administrative të shoqëruara nga një sërë rekomandimesh për korigjimin e problemeve teknike të brendshme me impakt në vijueshmërinë dhe cilësinë e shërbimit” – thuhet në njoftimin publik.
Pas qindra ankesave, AKEP duket se është i detyruar të mos e lejë këtë çështje me kaq, ndaj shprehet se do të vlerësojë situatën pas kryerjes së verifikimeve që parashikohen nga legjislacioni në fuqi.
“One Albania”, sipas AKEP, mbart përgjegjësi civile, ndaj dhe mund të paditet drejtpërdrejt dhe në çdo moment në gjykatë për vlerësimin dhe kompensimin e dëmit të shkaktuar, sikundër mund të jetë objekt ankese nga çdo përdorues, sipas formave të përcaktuara në ligj, për të marrë shërbimet e munguara.
Unë kam internet shtëpie One dhe kartë tel One. Ja shuuuumë e kënaqur. Kur isha me vodafon interneti i shtëpisë më shkëputej gjith kohës dhe në ballkon dhe dhomë nuk më vinin valë. Faleminderit One
Edhe mua më ka ardhur dyfishi i vlerës për faturën e muajit gusht ,nga 2200 në 4400,dhe megjithë ankesat direkte,nuk ka asnjë përgjigje
Kompani mashtruese,hajdute klasi
Unë kam katër muaj që pres të më japin kontratën për shërbimin e internetit fiks dhe nuk po ma dërgojnë. Jo vetëm kaq por çdo muaj më rrisin vlerën e faturës pa shkak e pa marrëveshje.
Po letrat me vlere te punonjesve kur do t’iaketheje ,ka qe me 2008 qe i ka mare,jane gjithe ata punonjes qe presin,e presin dhe spo marin asgje se dhe shteti nuk interesohet .
Keshtu eshte kur jane vetem dy kompani cellular dhe mungon konkurrenca por eshte faji I shtetit jo I tyre
Legena ju dhe vodafone qe ju paguan. Jam shume i pakenaqur me vodafone si celular dhe statik. Skandaloz sherbimi dhe i kam shkruar Vodafone UK. Skandaloz si keta marrin klientet te mireqene. Kompania ma.legene. jam super i zhgenjyer nga nje kompani angleze sepse jam.edukaur ne angli dhe kesj ko.panie.ne angli do ja kish fut shteti bolet ne.morse. ketu ja e mashteues e ordiner si qeveria shqiltare e oligarjet e saj.