• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Akademiku: Serbia nuk i jep asnjë metër tokë Kosovës

by Java News
26/08/2018 15:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Derisa në Kosovë po debatohet për korrigjimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë përmes një marrëveshjeje përfundimtare, për politologun bullgar, Anton Panchev është e pakuptimtë që Kosova të negociojë ndarjen e vet.

Në një intervistë për KosovaPress, Panchev ka shprehur bindjen e tij të plotë se dialogu është e vetmja mënyrë për të gjetur zgjidhje, ndonëse thekson se duhet pasur shumë kujdes.

Ai tërheq vërejtjen që pala kosovare të vendosë vija të kuqe për Serbinë, në mënyrë që të mos kontestojë sovranitetin dhe territorialitetin e vet.

“Këtu është e nevojshme edhe ndihma e ndërmjetësuesit. Sipas meje, gjithçka është e qartë, me këto negociata, Republika e Kosovës duhet të mbrojë sovranitetin, pavarësinë, rendin kushtetues të vendit dhe duhet të bëjë përpjekje për mbrojtjen e shqiptarëve në Luginë. Jam në dijeni se është shumë e vështirë të bëhet kjo gjë, por Republika e Kosovës i ka aleatët e vet. Serbia ka probleme të ndryshme me fqinjët e vet si Bullgarinë, Hungarinë, Kroacinë, madje edhe me Rumaninë, pra, Prishtina, Kosova nuk është e vetme në këtë proces, por nuk duhet të ketë asnjë lëkundje në këtë drejtim. Kosova nuk duhet të negociojë tërësinë territoriale dhe sovranitetin e saj”, ka thënë ai.

Albanologu dhe politologu bullgar thotë se sipas të drejtës publike ndërkombëtare, korrigjimi i kufijve është një proces normal, por bëhet fjalë thjesht për demelitimin dhe demarkimin e kufirit, pa nënkuptuar këmbim të territoreve.

Teksa shton se është Serbia ajo që nuk do të jap asnjë metër katror nga territori i saj, pasi që kjo e fundit ka për synim boshatisjen e Luginës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.

Madje, ai shuan shpresat se një bashkim i Luginës me Kosovën mund të ndodhë, pasi që Serbia nuk do të heq dorë nga këto territore për arsye strategjike dhe nacionaliste.

“Lidershipi në Beograd nuk ka ndërmend fare t’i jap këto territore Kosovës. Serbia nuk do të heq dorë nga këto territore për arsye të ndryshme, edhe strategjike, edhe nacionaliste. Do të ketë frikë se rajonet e tjera si Sanxhaku dhe Vojvodina do të kërkojnë më shumë autonomi. Pra, nuk mund të realizohet kjo gjë. Unë i di ëndrrat e shqiptarëve, por duhet të jemi realist”, potencoi ai.

Njëherit, duke folur për veprimet e fundit të shtetit të Serbisë ndaj qytetarëve të Kosovës, ku kjo e fundit i kishte ndalur disa herë e madje edhe arrestuar shtetasit kosovar, Panchev thotë se një pjesë e konsiderueshme e përgjegjësisë bie mbi Bashkimi Evropian.

“Serbia do të bëjë edhe më shumë provokime për shkak të negociatave. Kjo është strategjia serbe nga fillimi. Gjithashtu, Serbia nuk i zbaton marrëveshjet e arritura, vazhdon të mos i zbatojë. Kjo strategji, krejt negative, ka edhe një ndikim të keq jo vetëm për dy palët, por edhe në rajon, sepse Bullgaria ka probleme të ngjashme me pakicën bullgare në Serbi, ku Beogradi bënë presion mbi këtë komunitet dhe mbi përfaqësuesit e komunitetit bullgar atje.

Pra, këtu fajin e ka edhe BE-ja si ndërmjetësuese, sepse nuk reagojnë zyrtarët e Brukselit në mënyrën e duhur. Mbi Serbinë duhet të ketë presion të vazhdueshëm për zbatimin e marrëveshjeve, për dënimin e provokimeve”, tha politologu.

Sa i përket asociacionit të komunave serbe në Kosovë, eksperti i çështjeve të Ballkanit, thotë se serbët në Kosovë kanë shumë të drejta dhe zgjerimi i tyre përmes kësaj forme do të ishte i dëmshëm për vendin.

Ndryshe, albanologu Anton Panchev po qëndron në Prishtinë në kuadër të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare.

Next Post
Zbresin emigrantët e bllokuar në Itali, do pranohen nga Shqipëria, Irlanda dhe Kisha Katolike

Zbresin emigrantët e bllokuar në Itali, do pranohen nga Shqipëria, Irlanda dhe Kisha Katolike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Jemi një ekip basketbolli dhe do ketë ndërrime”, zbardhen detaje, çfarë tha Rama në mbledhjen maratonë të PS

“Jemi një ekip basketbolli dhe do ketë ndërrime”, zbardhen detaje, çfarë tha Rama në mbledhjen maratonë të PS

February 26, 2026
Korreshi flet me bindje: Basha nuk ka asnjë marrëdhënie me SHBA-të

Pas largimit nga qeveria, a do t’i hiqet imuniteti Ballukut? Korreshi: Varet nga presioni i…

February 26, 2026
Gjykata gjermane i jep të drejtë AfD-së: Nuk mund të quhet parti ekstremiste e djathtë

Gjykata gjermane i jep të drejtë AfD-së: Nuk mund të quhet parti ekstremiste e djathtë

February 26, 2026
EMRAT / 7 ndryshime drastike në qeveri, ikën Balluku! Rama bën gati kabinetin e ri, kush janë ministrat e propozuar

“Spiropali ishte në Kosovë dhe Vengu në Hungari”, analisti: Nuk e kanë ditur që do shkarkohen

February 26, 2026
Helenizimi i Himarës në këmbim të mbështetjes nga Greqia?

“Luftoi opozitën”, Beleri: Bëra betejë për të gjetur dokumentet për Irena Gjokën dhe takova avokatin e saj

February 26, 2026
Ndryshimet në qeveri, Berisha: Kjo ishte lëvizja e fundit e Ramës për të shpëtuar veten, të japë dorëheqjen!

Ndryshimet në qeveri, Berisha: Kjo ishte lëvizja e fundit e Ramës për të shpëtuar veten, të japë dorëheqjen!

February 26, 2026
Tavanet e reja ulin nivelin e parasë cash në Shqipëri, në janar qarkulluan më pak para jashtë bankave

Tavanet e reja ulin nivelin e parasë cash në Shqipëri, në janar qarkulluan më pak para jashtë bankave

February 26, 2026
Kush janë ministrat e rinj të qeverisë Rama/ Ja kush ikën e kush vjen (Profilet)

Kush janë ministrat e rinj të qeverisë Rama/ Ja kush ikën e kush vjen (Profilet)

February 26, 2026
“Nuk ka marrëveshje pa Kinën!”, Rubio zbulon kushtet e SHBA-së për paktin global të armëve bërthamore

“Nuk ka marrëveshje pa Kinën!”, Rubio zbulon kushtet e SHBA-së për paktin global të armëve bërthamore

February 26, 2026
Drejtësia penale duhet ribërë. Nuk mbahet më me arrna

Drejtësia penale duhet ribërë. Nuk mbahet më me arrna

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In