• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Akademia e Shkencave nderon ish-Presidentin Rexhep Meidani me titullin “Akademik Emeritus”

by Java News
09/07/2021 17:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Profesor Doktor, Rexhep Meidani, ish-Presidenti i Republikës është nderuar nga Akademia e Shkencave me titullin “Akademik Emeritus”!

Diploma për Rexep Meidanin është firmosur nga kryetari i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi dhe nga sekretari shkencor, Shaban Sinani.

Akademia e Shkencave e Shqipërisë bëri të ditur se ditën e sotme do të ndante diplomat të njësuara anëtarëve të Asamblesë që kalojnë në statusin Akademik Emeritus! Këtë çmim e ka fituar ish-presidenti Rexhep Meidani.

CV e Meidanit

Rexhep Mejdani, ka lindur në Tiranë. Ka kryer studimet universitare dhe pasuniversitare për fizikë në Shqipëri dhe Francë. Ka titujt shkencorë: Docent (1981); Profesor (1987); Anëtar i Akademisë së Shkencave (2003). Aktiviteti politik: sekretar i përgjithshëm i PS-së, gusht 1996-korrik 1997; deputet i Parlamentit, korrik 1997, President i Shqipërisë, korrik 1997-korrik 2002, anëtar i Komitetit Drejtues të Partisë Socialiste, që nga viti 2003.

Aktiviteti publik dhe social: kryetar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Shqipërisë; 1991- 1992; anëtar i Komitetit Shqiptar për Mirëkuptim dhe Bashkëpunim në Ballkan, 1986-1990; kryetari i Bordit të Qendrës Shqiptare për të Drejtat e Njeriut, 1994-1996; Editor-in-Chief i të “Drejtat e Njeriut”, 1994-1996; Virtual Ambasada (ICDC) në Amerikën Latine, 2006; Bashkudhëheqës i misionit në Delegacionin Ndërkombëtar vëzhgues të zgjedhjeve të Këshillit Legjislativ palestinez, 2006; Bordi Editorial (Kryetar) i një TV (Vizion Plus) (2010-2011) etj.

Anëtar ose Anëtar Nderi: Klubi i Madridit, që nga viti 2003; Anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Klubit të Madridit, 2004-2006; ICDC, që nga viti 2005; anëtar i Bordit Editorial Këshillimor – Ëorld Leaders Magazine, 2002; Shoqata e invalidëve të luftës kundër nazizmit, 2003; Ambasador Nderi i Objektivave të Mijëvjeçarit, 2003; Anëtar Nderi i Shoqatës Kulturore Kombëtare “Labëria”, 2006; Kryetar i Bordit Këshillues të Universitetit “M. Barleti “, që nga viti 2006; Anëtar i Bordit (Eurosig); që nga viti 2008; Anëtar i Bordit Këshillues, ICD (Instituti për Diplomaci Kulturore), Berlin, Gjermani, që nga viti 2011; Anëtar, Qendra Ndërkombëtare Nizami Ganjavi, Baku, Azerbajxhan (që nga 2014); Anëtar, Bordi i Trustees (Bibliotheca Alexandrina), Egjipt (që nga 2015) etj.

Çmime e tituj: Urdhri “Naim Frashëri”, 1981; “Çmimi i Republikës”, 1988; Medalja e Artë e Meritës e Qytetit të Athinës, Greqi, 1998; Kryqi i Madh i Shpëtimit, Greqi, 1998; Urdhri Kombëtar “Ylli i Artë i Rumanisë” (Ordinul National “Steaua Romanici” in Grand de Colan), Rumani, 1999; Çelësi i Artë i Qytetit Ëorcester, Massachusetts, SHBA, 2000; Urdhri i Mbretit Tomislav, Kroaci, 2001; Çelësi i Artë i Qytetit, Pragë, Republika Çeke, 2001; Medalja “Schuman”, Fondacioni “Robert Schuman”, Paris, Francë, 2001; Urdhri Kombëtar i Meritës (The National Order of Merit, in the grade of Companion of Honour), Maltë, 2002; Qytetar Ndërkombëtar Nderi (International Honorary Citizen), Neë Orleans, SHBA, 2002; Çelësi i Artë i Qytetit, Neë Orleans, SHBA, 2002; Falënderimi nga Ministria e Pakicave në Malin e Zi, 2005; Medalja e Artë të Lirisë, Prishtinë, Kosovë, 2010; Çelësi i Qytetit, Lushnja –Shqipëri, 2013;

Medalje Përkujtimore e “25-vjetorit të revolucionit antikomunist rumun i vitit 1989 ” (Vincit Amor patriae-Guvernul Romaniei), Bukuresht, Rumani 2014. Falënderime akademike: Falënderimi akademik i Universitetit të Prishtinës, Kosovë, 2001; Graditude (Mirënjohje), USSH, Universiteti i Tetovës, Tetovë, Maqedoni, 2007; Graditude (Mirënjohje), Universiteti Ndërkombëtar i Strugës, Struga, Maqedoni, 2010 etj. Vlerësimet të tjera: Çmimi i Udhëheqjes dhe i Qeverisjes së Mirë, IIFËP, Tiranë, 2005; Certifikate Nderi, Akademia e Mbrojtjes, Tiranë, 2011, 2012; Mirënjohje e Qytetit, Kavajë, 2013; Doctor Honoris Causa: Universiteti Teknik i Stambollit, Turqi, 1998; Universiteti “Aristoteli“ i Selanikut, Greqi, 1998; Universiteti i Sofjes, Bullgari, 1998; Universiteti Amerikan i Romës, Itali, 1999; Universiteti i Mesdheut “Renè Cassin”, Bari, Itali, 1999; Universiteti i Bridgeport-it, Connecticut, SHBA, 2001 dhe Universiteti i Portsmouth-it, Angli, 2002. Publikime politike: Qindra artikuj dhe studime./m.j

Next Post
PD zyrtarisht pro legalizimit të bakshishit, Shehu:  Ky regjim talebanesh po i godet me egërsi, mjekët po persekutohen e denigrohen

PD zyrtarisht pro legalizimit të bakshishit, Shehu: Ky regjim talebanesh po i godet me egërsi, mjekët po persekutohen e denigrohen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

April 12, 2026
Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

April 12, 2026
Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

April 12, 2026
Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

April 12, 2026
Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

April 12, 2026
Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

April 12, 2026
Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

April 12, 2026
Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

April 12, 2026
Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In