• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ajri i ndotur “vrasës i heshtur”, si zvogëlon aftësitë tona njohëse

by A R
28/08/2018 09:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ekspozimi i vazhdueshëm ndaj ndotjes së ajrit mund të shkaktojë dëmtime të aspektit njohës, sipas një studimi të fundit. Shkencëtarët besojnë se ndikimi negativ rritet me kalimin e moshës dhe prek më së shumti meshkujt e paarsimuar.

Përgjatë 4 viteve, aftësitë matematikore dhe folëse të rreth 20 mijë njerëzve në Kinë u monitoruan nga një studim amerikano-kinez. Studiuesit besojnë se rezultatet kanë rëndësi globale, pasi më shumë se 80 për qind e popullsive urbane nëpër botë jetojnë mes niveleve të pasigurta të ndotjes së ajrit shkruan TCH.

E përshkruar edhe si “vrasësi i padukshëm”, ndotja e ajrit shkakton afro 7 milionë vdekje të parakohshme në vit në mbarë botën, shifër kjo e përllogaritur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

“Kemi prova se efektet e ndotjes së ajrit në aftësitë verbale bëhen më të theksuara me kalimin e moshës së njerëzve, veçanërisht për meshkujt më pak të arsimuar”, thuhet në studimin e publikuar gjatë së hënës në punimet e Akademisë Kombëtare të Shkencave. Ndotja e ajrit rrit gjithashtu rrezikun e sëmundjeve degjenerative, si “Alcajmeri” apo forma të tjera të demencës, thuhet më tej në studim.

Ekspozimi ndaj niveleve të larta të ndotjes së ajrit “mund t’u shkaktojë çdokujt reduktimin e nivelit arsimor me një vit…gjë që është shumë e rëndë”, thotë njëri prej bashkautorëve të studimit, Xi Chen i shkollës së Shëndetit Publik në Yale.

Edhe studime të së kaluarës dilnin në konkluzionin se ndotja e ajrit ka ndikim negativ në aftësitë njohëse të studentëve.

Në studimin e fundit, gjithsesi, shkencëtarët kanë testuar njerëz të të dyja gjinive, nga mosha 10 vjeç e më sipër, mes viteve 2010 dhe 2014, përmes 24 pyetjeve matematikore standarde dhe 34 pyetjeve për njohje fjalësh.

Një prej arsyeve, që i bën studiuesit të sugjerojnë se meshkujt e rritur dhe me më pak arsimim ndikohen më rëndë nga ekspozimi kronik ndaj ndotjes së ajrit, është se ata zakonisht punojnë në ambiente të hapura dhe bëjnë punë krahu.

Studimi thotë gjithashtu se, pavarësisht se gjetjet janë specifikisht në Kinë, ai mund të hedhë dritë mbi vende të tjera të zhvilluara dhe me ndotje të lartë të ajrit. Autorët theksojnë se 98 për qind e qyteteve me më shumë se 100 mijë banorë, në vendet me të ardhura të mesme e të ulëta, mund të mos përmbushin normat e OBSH-së për cilësinë e ajrit./a.m.

Next Post
Nënë e bijë kapen në flagrancë duke vjedhur rroba në një qendër tregtare

EMRI/ Itali, shqiptari aksidentohet për vdekje gjatë punës, lë jetim tre fëmijë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

February 26, 2026
Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri 100% teknike

Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri 100% teknike

February 26, 2026
Për shkencëtarët dhe sharlatanët!

Hila zbulon detajet për Ministrin e ri të Jashtëm: Ja si e njoh unë zëvendësuesin e Spiropalit

February 26, 2026

“Rama donte të tregonte se njerëzit e mi i heq unë”, Dudushi: Ndryshime të arsyeshme, ruajnë ekuilibrat!

February 26, 2026
Sanremo 2026 / Çelentano: Kënga e Ermal Metës pothuajse e pandalshme drejt fitores

Sanremo 2026 / Çelentano: Kënga e Ermal Metës pothuajse e pandalshme drejt fitores

February 26, 2026
Ndryshimet në qeveri, profilet e plota të ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe

Ndryshimet në qeveri, profilet e plota të ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe

February 26, 2026
Korridori VIII e bën Shqipërinë portë kryesore. Serbia dhe Greqia nuk duan

Korridori VIII e bën Shqipërinë portë kryesore. Serbia dhe Greqia nuk duan

February 26, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

PROFIL / Rama i besoi Drejtësinë! Kush është Toni Gogu, zëvendësi i Lamallarit

February 26, 2026
Spahiu: Shërbimet sekrete paralajmëruan destabilizimin e Maqedonisë me financim të Rusisë

Spahiu: Shkarkimi më i keq ai i Spiropalit! Emërimi më i mirë, Toni Gogu

February 26, 2026
Çupi: Po përjetojmë valën e dytë të Berishës. Këtu kemi mijëra viktima të shkaktuara nga pushteti i Saliut

“21 janari, është themeli”, Frrok Çupi: PD dhe SPAK e kanë “pushtuar” vendin. Drejtësia të zbardhë vrasjet!

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In