Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, ka replikuar me një nga komentuesit në faqen e saj zyrtare në Instagram.
Në një foto të publikuar, ajo shfaqet krah Erjon Veliajt në Pallatin e Brigadave. Ka qenë një koment negativ që tashmë është fshirë, e më pas komentuesi i shkruan: “pse i kishte fshirë komentet negative”.
Ajo është shprehur se nuk mund të lejojë që të shahet bashkëshorti në faqen e saj.
Veliaj bashkë me Ajolën kanë marrë plot komente pozitive nga komnetuesit e tjerë, të cilët e përgëzojnë ciftin për foton dhe paraqitjen e tyre.